Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, ka mbrojtur planin e Rusisë për të vendosur armë bërthamore taktike - duke përfshirë raketa balistike ndërkontinentale nëse është e nevojshme - në territorin bjellorus, duke thënë se vendi ishte i ekspozuar ndaj kërcënimeve në rritje nga Perëndimi.
Duke komentuar këtë çështje për herë të parë që kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi këtë veprim, më 25 mars, Lukashenka tha në fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit, më 31 mars, se ai e inicioji planin duke i kërkuar Moskës të zhvendosë armët taktike bërthamore në vendin e tij, në mënyrë që të sigurojë aftësinë për të “mbrojtur sovranitetin dhe pavarësinë e Bjellorusisë”.
Lukashenka nuk ofroi asnjë provë për ndonjë kërcënim specifik nga Perëndimi.
“Do të doja të shtoja se e gjithë infrastruktura (për armët bërthamore taktike) është gati... Këto janë armë që do të kontribuojnë për sovranitetin dhe pavarësinë tonë”, tha Lukashenka, duke shtuar se Minsku mund të ushtrojë kontroll mbi të gjitha armët bërthamore në territorin bjellorus.
SHIKONI EDHE: Armët bërthamore taktike dhe politika e Rusisë për toKjo duket se është në kundërshtim me pikëpamjen e Putinit, i cili gjatë një njoftimi javën e kaluar, tha se raketat taktike do të mbeten nën kontrollin e Moskës. Ekspertët ushtarakë thonë se vendosja e armëve bërthamore taktike do të çonte në krijimin e një baze të përhershme ushtarake ruse në Bjellorusi.
Minsku nuk ka dërguar trupa për të luftuar së bashku me forcat e Moskës në Ukrainë, por Lukashenka e ka lejuar Rusinë të përdorë vendin - i cili kufizohet me Ukrainën në veri - si pikë nisjeje për pushtim.
Bjellorusia gjithashtu i dha Rusisë qasje të plotë në bazat e veta ajrore, kreu stërvitje të përbashkëta dhe trajtoi ushtarët rusë të plagosur në territorin e saj.
SHIKONI EDHE: Lukashenka viziton ushtarët rusë të stacionuar në BjellorusiParalajmërimi për dislokim vjen në mes të tensioneve në rritje midis Moskës dhe Perëndimit për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, i nisur në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022.
Valët e sanksioneve ekonomike dhe diplomatike u orientuan ndaj Rusisë, si dhe ndaj Bjellorusisë, për shkak të mbështetjes logjistike për sulmin ndaj Ukrainës. Ato erdhën si sanksione shtesë ndaj atyre që tashmë janë vendosur ndaj Minskut për shkak të ngufatjes së shoqërisë civile dhe mospajtimit pas zgjedhjeve të kontestuara të vitit 2020, në të cilat Lukashenka shpalli fitoren.
Opozita dhe Perëndimi pretendojnë se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe se zgjedhjet u mbajtën pas persekutimit dhe përjashtimit të sfiduesve të mundshëm. Që atëherë, shumë politikanë dhe aktivistë të opozitës janë detyruar të largohen nga vendi ose janë burgosur.
SHIKONI EDHE: Bjellorusia thotë se pranoi armët bërthamore ruse për shkak të “presionit” perëndimorDuke folur për pushtimin në vazhdim e sipër të Ukrainës nga Rusia, Lukashenka bëri thirrje për negociata urgjente për armëpushim “pa parakushte”.
“Është me rëndësi thelbësore të ndalet (lufta) tani, përpara se situata të përshkallëzohet. Të shpallet armëpushimi me ndalimin e furnizimit të forcave ushtarake, me armë dhe pajisje”, tha Lukashenka, duke theksuar se armëpushimi nuk mund të përdoret për të sjellë më shumë armë në konflikt, pasi Rusia mund të detyrohet të përdorë “armën më të frikshme”, nëse ndihet e kërcënuar.
Duke pasur parasysh rolin e Bjellorusisë në konflikt dhe lidhjet e saj të ngushta me Rusinë, Ukraina ka refuzuar më parë ofertat nga Minsku për të ndërmjetësuar paqen. Bjellorusia ka thënë se nuk planifikon të hyjë në luftë.