Argjentina e ka mposhtur të dielën Francën, duke fituar në kampionatin botëror të futbollit, Kupa e Botës.
Argjentina, nën drejtimin e lojtarit Lionel Messi, e ka siguruar titullin pas fazës së penalltive me rezultat 4:2.
Ky njëherësh ka qenë kampionati i fundit botëror i futbollit në të cilin ka luajtur Messi.
Përndryshe, kjo është hera e tretë që Argjentina fiton Kupën e Botës.
Hera e fundit që ka siguruar këtë çmim ka qenë viti 1986.
Kampionati këtë vit është mbajtur në Katar.