Së paku 16 persona vdiqën kur një anije e cila barte migrantë u fundos më 24 dhjetor në Detin Egje.
Sipas autoriteteve greke, 62 persona u shpëtuan pas fundosjes së anijes, rreth 8 kilometra larg nga ishulli grek Paros. Të mbijetuarit e kësaj tragjedie thanë se në anije ndodheshin rreth 80 persona.
Autoritetet janë në kërkim të të mbijetuarve të tjerë derisa si pasojë e tragjedisë së tretë të këtillë brenda kësaj jave në Greqi numri i të vdekurve në total arriti në 30.
Greqia mbetet njëra prej rrugëve kryesore nëpër të cilën kalojnë migrantët në përpjekje për të arritur në Bashkimin Evropian.
SHIKONI EDHE: Katër fëmijë migrantë mbyten në brigjet e GreqisëKjo rrugë shfrytëzohet edhe nga refugjatët që ikin nga konfliktet dhe varfëria në Afrikë, Azi apo Lindje të Mesme.
Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, UNHCR, vlerësohet se më shumë se 2,500 njerëz vdiqën ose u zhdukën në det në tentimi për të arritur në Evropë që nga janari e deri në nëntor të këtij viti.