Këshilltari kryesor i presidentit të Turqisë i tha homologut të tij amerikan se Turqia dëshiron “hapa konkretë” për ekzistimin e atyre që i quan “organizata terroriste” në Finlandë dhe Suedi, para se të shqyrtojë aspiratat e këtyre dy shteteve për NATO, tha Presidenca turke.
Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, dhe Ibrahim Kalin, këshilltari për politikë të jashtme i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, biseduan të hënën për zgjerimin e NATO-s dhe luftën në Ukrainë, tha Presidenca e Turqisë.
SHIKONI EDHE: Erdogan nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Finlandës dhe SuedisëTurqia po kundërshton anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë duke thënë se këto dy shtete ofrojnë strehim për njerëzit e lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, organizatë e njohur si terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, por edhe për faktin se Helsinki dhe Stokholmi kanë ndaluar eksportet e armëve për në Turqi në vitin 2019.
Në deklaratë, Presidenca turke tha se Kalin i tha Sullivanit se shtetet që duan të anëtarësohen në NATO duhet të “përqafojnë vlerat e aleancës dhe partimet e sigurisë dhe anti-terrorizmit”.
SHIKONI EDHE: Pse Turqia është kundër Finlandës dhe Suedisë në NATO?“U theksua se është thelbësore që Suedia dhe Finlanda të ndërmarrin hapa korrektë lidhur me organizatat terroriste që kërcënojnë sigurinë kombëtare të Turqisë”, u tha në njoftimin, pas bisedës telefonike midis Kalinit dhe Sullivanit.
Të 30 shtetet e NATO-s duhet të arrijnë vendim unanim në mënyrë që të anëtarësohen këto dy shtete në aleancë.
Suedia dhe Finlanda kanë thënë se e dënojnë terrorizmin dhe janë të hapura për dialog.