Pse shumë amerikanë hezitojnë të vaksinohen?
Your browser doesn’t support HTML5
Ekspertët e shëndetit po u bëjnë thirrje më shumë qytetarëve amerikanë që të vaksinohen kundër koronavirusit, pasi është vlerësuar se më shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur tashmë nga COVID-19 sesa nga gripi spanjoll, mbi një shekull më parë. Edhe pse shumica e njerëzve që vdesin nuk janë të vaksinuar plotësisht, 36 për qind e popullsisë amerikane mbetet e pavaksinuar. (Përgatitën: Valona Tela dhe Lendi Susuri)