Lumezi njofton se është caktuar prokurori i ri për rastin e veteranëve

Your browser doesn’t support HTML5

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, gjatë një konference me gazetarë, njoftoi se është caktuar një prokuror i ri që do merret me dyshimet për manipulime në listat e veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Prokurori Elez Blakaj, që ishte duke u marrë me këtë rast dha dorëheqje dhe tha se kishte pasur presione për këtë rast.