Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pozicioni politik i Serbisë nuk ka qenë “kurrë më i rëndë” dhe se është “komplikuar edhe më shumë” nga deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin.
Ai nuk e specifikoi se cilave deklarata të Putinit iu referohet.
SHIKONI EDHE:
Çfarë nuk ka thënë Putini për Kosovën? Kundërpërgjigje Putinit: Kosova s’është DonbasPas një takimi me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, të enjten në Berlin, Vuçiq tha se situata në të cilën ndodhet Serbia, marrë parasysh krizën në Ukrainë, është “pothuajse e pamundur”.
“Në ditën e tretë të sulmit në Ukrainë, ne e kemi bërë të ditur pozicionin tonë strategjik. Serbia është në të njëjtin pozicion edhe në ditën e 71-të”, u tha Vuçiq gazetarëve.
Serbia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka ndërmarrë sanksione kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Gabim në server
Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!
Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web
Nga blloku evropian i kanë bërë disa herë thirrje që të harmonizojë politikën e saj të sanksioneve me atë të BE-së.
Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë pritur të mërkurën në takime të ndara nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Ky i fundit ka thënë se njohja e Kosovës nga Serbia duhet të jetë pjesë e dialogut që zhvillojnë dy vendet për normalizimin e marrëdhënieve.
SHIKONI EDHE: Scholz: Njohja e Kosovës është pjesë e dialogut me SerbinëScholz, po ashtu, ka thënë se përparimi në dialog është kyç për avancimin e Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit evropian.
Vuçiq përsëriti të enjten se Serbia është në rrugën evropiane, se nuk do të “kthehet diku tjetër” dhe se do të mbetet ushtarakisht neutrale.
Vuçiq tha se bisedimet që ka pasur me zyrtarët gjermanë, nuk kanë qenë të lehta.
“Gjermania është shteti më i fuqishëm evropian në çdo kuptim. Ne nuk mund të zgjedhim dhe ta ndryshojmë qëndrimin e saj për çështjen e Kosovës, sepse kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuçiq.
Ai, po ashtu, tha se biseda me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Berlin ka qenë “shumë e vështirë”, por nuk dha detaje.
Kurti dhe Vuçiq u pritën bashkë në një darkë joformale në Berlin, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.