Kurti: Thaçi e Vuçiq kanë një marrëveshje të gatshme
Your browser doesn’t support HTML5
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i bindur që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur një marrëveshje sekrete me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq. Sipas tij, heqja e tarifës 100 për qind nuk po kërkohet që të nisë dialogu, por për t’u përmbyllur, me siç tha ai “një marrëveshje të gatshme”.