Kurti thotë se dialogu fillon në qershor

Your browser doesn’t support HTML5

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova do të marrë pjesë në procesin e dialogut me Serbinë, që u paralajmërua se do të rifillojë në muajin qershor. Kurti këto komente i bëri gjatë një konference për media së bashku me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ky i fundit tha se rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga blloku evropian. (Përgatiti: Bujar Tërstena)