Aktivistja nga Londra solidarizohet me iranianen që u burgos për zhveshje
Your browser doesn’t support HTML5
Një studente universiteti në Teheran u arrestua dhe u dërgua në një repart psikiatrik, pasi doli vetëm me të brendshme në publik. Në një demonstrim mbështetës, aktivistja Rokhsareh Mohammad Khani bëri një veprim të ngjashëm në Londër, ku u xhirua me veshje minimale në një shesh. Khani tha se donte të vinte në pah natyrën ekstreme të kodit të veshjes në Iran, dhe ndëshkimet që ai parasheh për gratë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)