Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të premten aktakuzë kundër tre të pandehurve me inicialet L.D, K.H dhe O.H., pasi ata dyshohet se të motivuar me ideologji ekstreme radikale islame, e kanë sulmuar fizikisht gazetarin Valon Syla më 11 prill të këtij viti.
Ata akuzohen për bashkëkryerje të veprës penale, “lëndim i lehtë trupor”.
Valon Syla është sulmuar në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, pak pasi ka dalë nga një studio televizive.
Vetë Syla pati thënë në llogarinë e tij në Facebook se është sulmuar për shkak të disa postimeve kritikuese për disa udhëheqës fetarë.
Sulmi fizik ndaj gazetarit Syla e ka çuar në dhjetë numrin e rasteve të dhunës dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve që ka regjistruar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) këtë vit.
SHIKONI EDHE: Pritja e pafund e gazetarëve për identifikimin e sulmuesve të tyreNë raportin për vitin 2022, organizata Gazetarët Pa Kufij e ka radhitur Kosovën në mesin e vendeve problametike sa u përket lirisë së mediave.
Megjithatë, në krahasim me vitin 2021, Kosova ka shënuar përparim.
Në indeksin që përfshin 180 vende, Kosova radhitet në vendin e 56-të - një rritje prej 5 vendesh në krahasim me vitin paraprak.