Policia mbyll objekte financiare serbe në veri
Your browser doesn’t support HTML5
Gjashtë objekte të institucioneve financiare të Serbisë janë mbyllur nga Policia e Kosovës në katër komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Policia tha se aksioni u zhvillua me qëllim të “vendosjes së rendit dhe ligjshmërisë” në të gjithë territorin e Kosovës. Këto institucione financiare serbe, sipas institucioneve të Kosovës, kanë vepruar ilegalisht në veri të Kosovës. (Përgatitën: Shkëlqim Hysenaj dhe Bujar Tërstena)