Afër armikut: Detajet e jashtëzakonshme të koronavirusit
Disa copëza të virusit Covid-19 përmes mikroskopit elektronik. Për koronavirusin e ri është raportuar fillimisht në qytetin kinez, Vuhan në fund të vitit 2019. Deri më fund të muajit prill, ky virus ka lënë më shumë se 36,000 persona të vdekur.
Agjentët infektues të koronavirusit që dalin nga qelizat njerëzore. Të gjitha fotografitë në këtë galeri janë ngjyrosur duke përdorur aplikacione si Photoshop, apo të ngjashme.
Koronavirusi i ri duke përfshirë sipërfaqen e një qelize njerëzore. Koronaviruset janë familje e patogjeneve vrasëse sikurse SARS dhe MERS, por edhe një varg llojesh tjera virusesh kryesisht të padëmshme.
Pamje e koronavirusit. Koronaviruset kanë marrë këtë emër për shkak të pamjes që kanë si kurorë kur shihen me mikroskop. "Korona" është shprehje latine për kurorë.
Animacioni kompjuterik i koronavirusit të ri, i cili shkakton sëmundjen COVID-19. Pamja e kurorës krijohet nga copëzat që dalin prej sipërfaqes së virusit.
Pamje me mikroskop elektronik e virusit SARS-CoV-2. Koronavirusi hyn në qelizat e njeriut përmes copëzave që ka në maje të sipërfaqes. Përmes tyre godet fillimisht organizimin, sidomos mushkëritë.
Pasi depërton në qelizë, virusi liron materialin gjenetik, i cili menjëherë "mashtron" qelizën. Virusi më pas kopjon veten mijëra herë. Viruset e reja më pas dalin nga muri i qelizës fillestare dhe fillojnë të infektojnë qeliza tjera. Momenti i paraqitur në këtë fotografi, tregon qelizën e një pacienti amerikan të prekur me sëmundjen COVID-19.
Secili agjent infektues është rreth 120 nanometra në diametër, që nënkupton se rreth 750 prej tyre mund të qëndrojnë në gjerësinë e flokut të njeriut.
Detajet e qelizës njerëzore të infektuar rëndë me SARS-CoV-2. Sapo të largohet nga trupi i pacientit, virusi besohet se mbijeton disa ditë nëpër sipërfaqe.
Copëzat e koronavirusit e ri duke u larguar nga qeliza njerëzore pasi janë kopjuar. Pavarësisht pretendimeve për jetëgjatësi, agjenti infektues mund të shkatërrohet me sapun dhe ujë të nxehtë, pasi largohet nga membrana yndyrore.
Koronavirusi i ri në qelizën e njeriut. Ekspertët mjekësorë vazhdimisht këshillojnë për pastrim të duarve dhe shmangie të prekjes së fytyrës. Këto dy veprime konsiderohen si më të rëndësishmet në uljen e rrezikut të infektimit me këtë virus.