Minat tokësore të Afganistanit: Një trashëgimi e luftës

Sipas Kombeve të Bashkuara, çdo muaj rreth 150 njerëz vriten nga minat tokësore në Afganistan. Tetë në çdo 10 viktima janë fëmijë që marrin pa dashje një mjet të pashpërthyer, disa prej të cilave ngjajnë me lodra. Idris, 8 vjeç, është një nga to, ndërsa tani po mëson se si të jetojë me një këmbë protetike që ia dha një qendër rehabilitimi e Kryqit të Kuq në Kabul.

Ahmad Zia, 17 vjeç, duke u ekzaminuar nga xhaxhai i tij në qendrën e rehabilitimit të Kryqit të Kuq në Kabul pasi humbi njërën nga këmbët e tij në një shpërthim mine. Rreth 41,000 civilë afganë janë vrarë ose plagosur nga minat tokësore dhe municionet e pashpërthyera që nga viti 1988, sipas Shërbimit të Veprimit ndaj Minave të Kombeve të Bashkuara (UNMAS). Më shumë se dy të tretat e viktimave ishin fëmijë.

Amanullah, 25 vjeç, i cili humbi një këmbë në një shpërthim mine në Helmand, duke qëndruar ulur në qendrën e rehabilitimit të Kryqit të Kuq, në Kabul.

Mohammad Zahir (në mes), 34 vjeç, i cili humbi të dyja këmbët në një shpërthim mine në Kandahar, praktikon ecjen me një protezë të re. Shumë nga anëtarët e stafit janë njerëz me gjymtyrë të amputuar, të cilët janë trajnuar për të ofruar terapi fizike për të njerëzit e tjerë me gjymtyrë të amputuara.

Saderah, 30 vjeçe, humbi këmbën enë një shpërthim mine në provincën Badakhshan.

Një djalosh afgan gjatë ligjëratave për rrezikun nga mjetet shpërthyese (EORE) në fshatin Qafas Kalay jashtë Kabulit.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Danez të Refugjatëve (DRC), Charlotte Slente, e cila mbikëqyr programet në Afganistan, i tha Reuters-it se, "Pjesë integrale e punës sonë për çminimin është në fakt edukimi i të rriturve dhe fëmijëve mbi rreziqet dhe si t'i shmangim ato; si  mund t'i dallojnë ata municionet dhe mjetet e pashpërthyera dhe minat tokësore; si do të reagojnë ata, nëse gjejnë gjëra në sipërfaqe që nuk i njohin".

Fëmijët shikojnë materialet që paralajmërojnë për rrezikun nga minat tokësore në një shkollë  jashtë Kabulit.

Këshilli Danez i Refugjatëve(DRC) duke kërkuar për mjete të pashpërthyera në distriktin Khaki Jabbar të provincës Kabul.

"Çështja e minave tokësore dhe municioneve të pashpërthyera është një problem shumë, shumë i madh në Afganistan. Afganistani është, në fakt, një nga vendet më të kontaminuara në tokë", tha një përfaqësues nga DRC-ja.

Një pjesëtar i ekipit çminues duke kërkuar për mjete të pashpërthyera në Kabul. Sipas DRC-së, grupet ndihmëse kryejnë shumicën e punës së çminimit në Afganistan.

Një shënjues i kuq është vendosur pranë një miniere. Ekipet e çminimit do të përdorin kabllo të gjata për të shpërthyer minën nga një distancë e sigurt, para se të rifillojnë punën e tyre për të zbuluar më shumë mina.

Pamje nga një shpërthim i kontrolluar i minave tokësore në rrethin e Kabulit.

Një pjesëtar i ekipeve çminuese në rrethin e Kabulit. Megjithëse qindra pajisje janë shpërthyer, dhjetëra mijëra kilometra katrorë ende nuk janë pastruar nga minat tokësore.