Realitet i ri: Afganistani në duart e talibanëve

Your browser doesn’t support HTML5

Talibanët kanë deklaruar se Afganistani është në kontrollin e plotë të tyre, pasi ata morën pallatin presidencial vetëm pak orë pasi presidenti Ashraf Ghani iku nga vendi. Militantët islamikë nuk hasën në rezistencë teksa rimorën pushtetin, dy dekada pasi u rrëzuan nga forcat e huaja, të udhëhequra nga SHBA-ja. Në aeroportin e Kabulit kanë shpërthyer skena kaotike, teksa qindra njerëz përpiqeshin të iknin, ndërkaq në rrugët e kryeqytetit afgan ka pllakosur heshtja. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)