Tërmet vdekjeprurës në Afganistan

Shkatërrimet nga tërmeti i qershorit në Afganistan.

Të paktën tetë persona kanë vdekur pasi një tërmet goditi gjatë natës verilindjen e Afganistanit, thanë zyrtarët mëngjesin e 5 shtatorit.

Numri i viktimave mund të rritet, tha për gazetarët zëdhënësi i provincës Kunar, Mawlavi Najibullah Hanif.

Tërmeti prej 5.3 shkallësh të Rihterit goditi qytetin Xhalalabad, që gjendet në lindje të Afganistanit.

“Tërmeti i së dielës ka shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme financiare”, tha Hanif.

SHIKONI EDHE: Talibanët paralajmërojnë për rrezik të sëmundjeve pas tërmetit vdekjeprurës

Në qershor, një tërmet në Afganistan la të vdekur mbi 1.000 persona dhe shkatërroi disa vendbanime.