Së paku 70 viktima nga i ftohti në Afganistan
Fëmijët në një kamp për të zhvendosurit brenda vendit (PZHBV) shihen duke hequr borën pranë tendave të tyre në distriktin Nahr-e-Shahi të provincës Balkh, afër Mazar-i-Sharif, më 17 janar. Në Kabul dhe disa provinca të tjera janë shënuar temperatura rekord të ulëta prej minus 33 gradë celsius, që nga 10 janari.
Më shumë se gjysma e 38 milionë banorëve të Afganistanit po përballen me urinë dhe gati 4 milionë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja, sipas agjencive të ndihmave humanitare.
"Ky dimër është larg më i ftohti nga ata të viteve të fundit," i tha AFP-së, kreu i zyrës së meteorologjisë në Afganistan, Mohammad Nasim Muradi.
“Presim që vala e të ftohtit të vazhdojë edhe një javë apo më shumë”, tha Muradi.
Burrat afganë duke u ngrohur rreth një zjarri në një treg në Mazar-i-Sharif më 14 janar.
Vajzat afgane duke bartur dru zjarri për shtëpitë e tyre në rrethin Kuz Kunar të provincës Nangarhar më 16 janar.
Këta burra morën trajtim mjekësor për shkak të hipotermisë n Herat pasi u shpëtuan derisa tentonin të kalonin ilegalisht në Iran.
Ngrirja e lumit Kokça, në Fayzabad në provincën Badakhshan.