Afganët tentojnë të largohen para afatit të Pakistanit për dëbim
Refugjatët afganë arrijnë me kamionë nga Pakistani në kufirin Afganistan-Pakistan në Torkham më 31 tetor.
Islamabadi ka përdorur kërcënimet dhe abuzimet për të detyruar rreth 1.7 milion emigrantë afganë që kishin hyrë paligjshëm në Pakistan, të largohen nga vendi para afatit të 1 nëntorit, tha organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Human Rights Watch (HRW).
Refugjatët afganë duke pritur që të hipin në një kamion në pikën kufitare në Torkham.
"Afati i shpallur i Pakistanit për kthimin e afganëve ka çuar në ndalime, rrahje dhe zhvatje, duke lënë mijëra afganë të frikësuar për të ardhmen e tyre", tha Fereshta Abbasi, studiuese e HRW-së për Afganistan.
Refugjatët afganë mbërrijnë në Torkham.
"Situata në Afganistan mbetet e rrezikshme për shumë afganë që ikën dhe dëbimi do t'i ekspozojë ata ndaj rreziqeve serioze për sigurinë e tyre, duke përfshirë kërcënimet për jetën dhe mirëqenien e tyre", tha Abbasi.
Rruga gjarpëruese që të çon në vendkalimin kufitar Torkham.
Human Rights Watch tha gjithashtu se shumë afganë që janë në pritje të risistemimit në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Kanada janë në rrezik për t'u deportuar.
Një vajzë e re duke shikuar nga pjesa e pasme e një kontejneri mallrash.
Më 3 tetor, Ministria e Brendshme pakistaneze njoftoi se të gjithë emigrantët pa dokumente në Pakistan, duhej të largoheshin nga vendi brenda 28 ditëve. Që nga 27 tetori, rreth 60.000 afganë ishin larguar nga Pakistani, njoftuan Kombet e Bashkuara. Shumë prej tyre përmendën frikën nga arrestimi në Pakistan si arsyen kryesore të kthimit.
Afganët duke pritur që ta kalojnë kufirin.
HRW-ja tha se dëbimet "shkelin detyrimet e Pakistanit si palë në Konventën e OKB-së Kundër Torturës dhe sipas parimit të së drejtës ndërkombëtare zakonore të moskthimit - për të mos i kthyer me forcë njerëzit në vendet ku ata përballen me një rrezik të qartë torture ose persekutimi tjetër," shkroi Human Rights Watch.
Disa familje afgane të hipura në një kamion përpara se të udhëtonin në Afganistan, vetëm disa orë para skadimit të afatit.
Një kamion tjetër duke shkuar për në Afganistan
Fushata e dëbimit është kritikuar gjerësisht nga agjencitë e OKB-së, grupet e të drejtave të njeriut dhe administrata e udhëhequr nga talibanët në Afganistan. Me miliona afganë që tashmë jetojnë mes pasigurisë ushqimore, situata humanitare edhe ashtu e rëndë, mund të përkeqësohet me ardhjen e afganëve të varfër nga Pakistani.
Afganët presin me durim që të fillojë udhëtimi i tyre në kufirin Torkham.
Kalimi kufitar Çaman, i vendosur gati 120 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit provincial të Pakistanit, Kueta, u mbështet gjithashtu me kamionë dhe autobusë që transportonin afganët që u detyruan të ktheheshin në Afganistan.
Afganët duke pritur pranë kamionëve që do t'i dërgojnë me traget përtej pikës kufitare të Çamanit.
Zyrtarët pakistanezë thanë se pikat kufitare me fganistanin, Torkham dhe Çaman, do të mbeten të hapura përtej orës 16:00.
Djem të vegjël në një kamion që do t'i çojë ata përtej kufirit në Çaman.
Që nga rrëzimi i qeverisë afgane të mbështetur nga perëndimi dhe marrja e vendit në gusht të vitit 2021, talibanët kanë vendosur kufizime në pamjen e grave, lirinë e lëvizjes, të drejtën për të punuar dhe studiuar dhe qasjen në shoqëri. Kufizime janë vendosur edhe për mediat, aktivistët dhe organizatat e shoqërisë civile.