Afganët ia mësyjnë kufijve tokësorë pas mbylljes së aeroportit
Familjet afgane duke pritur për të marrë ushqim nga një organizatë e krishterë me seli në Islamabad, në periferi të Çamanit, një qytezë kufitare në provincën jugperëndimore pakistaneze të Baloçistanit. (31 gusht 2021)
Refugjatët afganë duke pushuar në tenda, në një kamp të improvizuar, në Çaman. (31 gusht)
Afganët duke kaluar nëpër një barrierë të sigurisë, teksa hynin në Pakistan, në Çaman. (27 gusht)
Një ushtar pakistanez duke i kontrolluar dokumentet e njerëzve që vinin nga Afganistani, në pikën kufitare të njohur si Porta e Miqësisë, në Çaman. (27 gusht)
Flamuri i Pakistanit duke valuar mbi pikën kufitare në Çaman. (27 gusht)
Një familje nga Afganistani, bashkë me gjësendet e tyre, duke hyrë në Çaman. (27 gusht)
Gra afgane duke qëndruar para tendave të tyre, në periferi të Çamanit. (1 shtator)
Një familje nga Afganistani duke pritur afër një stacioni hekurudhor në Çaman. (1 shtator)
Afganët duke hyrë në Iran, nëpër pikën kufitare të Dokarunit. (29 gusht)
Një burrë afgan duke pushuar në pikën e kalimit të kufirit ndërmjet Afganistanit dhe Iranit. (29 gusht)
Afganët duke ecur në zonën kufitare në Dokarun. (29 gusht)
Afganët duke shikuar përmes dritares së një autobusi, në kufirin Afganistan-Iran, në provincën iraniane të Razavi Korasanit. (29 gusht)
Një grua afgane duke pritur në kufirin ndërmjet Afganistanit dhe Iranit, në Razavi Korasan. (29 gusht)
Qytetarët afganë duke kaluar zonën e kontrollimit të pasaportave në pikën kufitare të Dokarunit, ndërmjet Afganistanit dhe Iranit. (29 gusht)
Flamuri bardhezi i talibanëve duke valuar mbi pikën kufitare mes Afganistanit dhe Iranit, në Dokarun. (29 gusht)