Fotografitë tregojnë abuzimin e rëndë të të dyshuarve për sulmin në Moskë
Dalerjon Mirzoev, i fotografuar menjëherë pas arrestimit të tij në rajonin e Brianskut, më 23 mars. Ai u kap mbi dyshimet se është një ndër shtetasit e Taxhikistanit që u përfshinë në sulmin terrorist në një sallë koncertesh pranë Moskës, më 22 mars, i cili la të paktën 137 të vrarë dhe mbi 180 të plagosur.
Fotografi që shfaq Mirzoevin në një gjykatë në Moskë, më 24 mars, i veshur me të njëtën bluzë, por me shenja të rrahjes.
Faridun Shamsiddin, i fotografuar menjëherë pas kapjes së tij në rajonin e Brianskut, më 23 mars.
Fotografi që shfaq Shamsiddinin në gjykatën e Moskës, më 24 mars, me fytyrë të ënjtur dhe të mavijosur. Më herët, burri taxhik ishte fotografuar gjatë atij që dukej të ishte torturim nga forcat e sigurisë, me një kabllo elektrik të vendosur në gjenitale.
Aiden Aslin, shtetas britanik, i cili ishte kapur nga Rusia përderisa po luftonte për Ukrainën gjatë betejës për Mariupolin, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se beson se publikimi i torturës së dukshme ndaj të dyshuarve për terrorizëm ka për qëllim "të jetë shembull".
Ish-luftëtari i Ukrainës thotë se abuzimi i tillë i të dyshuarve, që ende nuk janë shpallur fajtorë për ndojnë krim, është "në të njëjtin nivel" si dhuna që ai thotë se ka parë gjatë kohës sa u mbajt rob nga rusët.
Saidakram Rajabalizoda, i fotografuar pasi ishte kapur dhe pasi raportohet se i ishte prerë veshi nga burra me unfiromë, që e zunë në një pyll në rajonin rus të Brianskut, më 23 mars.
Një kanal në Telegram, i lidhur me grupin Wagner, ka publikuar një video që gjoja shfaq momentin kur Rajabalizodas i pritet veshi, teksa agjentët e sigurisë e detyrojnë ta hajë atë. Një burrë në video dëgjohet duke i bërtitur të dyshuarit: "Përpije, bastard! Do të të bëj copash dhe do të t'i fus në gojë".
Fotografi që shfaq Rajabalizodan në gjyq, më 24 mars, me veshin e djathtë të lidhur me fashë, dhe me dëshmi të rrahjes gjatë mbajtjes në paraburgim.
Muhammadsobir Faizov, i fotografuar pas arrestimit më 23 mars, me një lëndim serioz të syrit, që është mjegulluar në fotografinë e publikuar nga mediat ruse.
Fotografi që shfaq Faizovin gjatë seancës gjyqësore të 24 marsit.
I dyshuari për terrorizëm u dërgua me shtrat lëvizës në gjykatore dhe dukej se mezi mbante vetëdijen gjatë paraqitjes.