Pas disa orëve të bisedimeve më të rëndësishme për sigurinë e Evropës ndër vite, zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksander Grushko, është ulur para një morie mikrofonash dhe ka nisur deklarimet.
Sipas tij, degradimi i mëtejmë i situatës me NATO-n do të çojë në “pasoja më të ashpra dhe të paparashikueshme për sigurinë evropiane”.
Më vonë ka bërë komente tjera.
“Kanë qenë biseda të sinqerta… kanë qenë të vështira, por të sinqerta, mirëpo kjo është gjë e mirë nga pikëpamja e situatës së sigurisë evropiane. Dua ta theksoj sërish se kemi bërë hapin e parë përpara”, ka thënë ai.
“Ne e shohim këtë gjë në mënyrë realiste, ne nuk kemi pritje të mëdha, mirëpo jemi pragmatikë. Nëse ka mundësi për t’u nisur në drejtimin e duhur, pse të mos provojmë?”
SHIKONI EDHE: Rusia nuk sheh arsye për të zhvilluar bisedime tjera me PerëndiminMe më shumë se 100,000 trupa ruse afër kufirit me Ukrainën dhe me marrëdhënie mes Moskës, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, drejt konfliktit, diplomatët rusë, amerikanë dhe evropianë, kanë tentuar të ndalin përshkallëzimin.
Ende nuk është e qartë nëse kanë arritur diçka të tillë.
Në Uashington, këshilltari për siguri kombëtare, ka bërë sërish paralajmërime të ashpra për Moskën.
Kremlini, në anën tjetër, i ka konsideruar bisedimet, “të pasuksesshme”.
Ekspertët besojnë se bisedimet kanë rezultuar me hap të vogël në drejtimin e duhur.
Apo thjesht, si hap që nuk ka shkuar në drejtim të gabuar.
“Diçka absolutisht e pabesueshme është duke ndodhur si rezultat i bisedimeve Rusi-NATO”, ka thënë, Tatyana Stanovaya, analiste politike ruse, përmes një postimi në platformën, Telegram.
Your browser doesn’t support HTML5
“NATO-ja refuzon kërkesat kryesore të Rusisë, mirëpo ka gatishmëri për të vazhduar dialogun. Retorikë shumë konstruktive, rënie e theksuar e armiqësive”.
“Në palën ruse, bazuar në deklaratat e Grushkos, ka vend për disponim optimist dhe qetësues”, ka shkruar ajo.
“Në njërën anë, është e qartë se ajo çfarë po ndodh përbën arritje të madhe – një përgjigje multilaterale ndaj akumulimit të kontradiktave me dekada”.
Një gjë është e sigurt. Deklaratat publike të zyrtarëve rusë kanë qenë kontroverse.
Kolegu i Grushkos, Sergei Ryabkov, ka thënë se bisedimet kanë përfunduar, meqë në televizionin rus, RTVi, ka deklaruar se “nuk sheh bazë për të biseduar në ditët në vijim”.
“Neve na duhen garanci ligjërisht obliguese dhe të paprekshme. Jo zotime. Garanci”, ka thënë Ryabkov, i cili ka udhëhequr delegacionin rus në bisedimet e mbajtura në Gjenevë gjatë javës.
SHIKONI EDHE: Putin i kërkon Perëndimit garanci të menjëhershme për sigurinëMë vonë, Ryabkov ka bërë deklaratë edhe më pesimiste.
“Moska nuk sheh arsye për takime të reja me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj rreth propozimeve të sigurisë”, është cituar të ketë thënë ai, sipas agjencisë së lajmeve TASS, më 13 janar.
Në konferencën e tij vjetore para mediave, të mbajtur më 14 janar, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, po ashtu ka tingëlluar pesimist.
SHIKONI EDHE: Lavrov kërkon që Perëndimi të përgjigjet shpejt për kërkesat e sigurisëMegjithatë, ai ka thënë se Moska do të presë për një reagim të shkruar, para se të vendosë si do të veprojë në të ardhmen.
“Ne presim përgjigje me shkrim nga kolegët tanë të Perëndimit, sa u përket propozimeve tona”, ka thënë ai.
“Ne jemi të bindur se, nëse ka gatishmëri për kompromis, atëherë mund të arrihet deri te opsionet e pranueshme nga të dyja palët”, ka thënë ai.
“Rusia është duke pritur për reagimin e SHBA-së dhe Rusisë, e më pas do të vendosë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Nikolau Sokov, ish-diplomat rus, i cili tani punon në Qendrën e Vjenës për Çarmatosje dhe Mospërhapje.
“Në të njëjtën kohë, ata duhet të japin shenja se janë të gatshëm për të biseduar”.
“Ka pak shpresë. Pak, por të paktën diçka”, ka thënë ai.
Dyer të hapura, apo të mbyllura?
Në Bruksel, prej nga ka folur Grushko, deklaratat e tij janë përcjellë nga deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe kryenegociatores amerikane, Wendy Sherman, njeriut të dytë më të lartë në Departamentin amerikan të Shtetit.
Ata kanë qenë të drejtpërdrejtë sa i përket politikës së NATO-s për “dyer të hapura” si dhe për paralajmërimet e Perëndimit për forcat ruse të pozicionuara afër kufirit me Ukrainën.
SHIKONI EDHE: Stoltenberg: NATO-ja zhvilloi "bisedime serioze" me Rusinë për UkrainënMegjithatë, të dy kanë dhënë sinjale të vogla për përparim të mundshëm.
“Ka shumë punë për të bërë, ku kemi hapësirë për të rritur sigurinë bashkërisht”, u ka thënë Sherman gazetarëve.
“Në disa fusha, nuk mundemi. Mirëpo mund të ketë përparim”.
“Nuk ka pasur zotim për shmangie të përshkallëzimit, jo”, ka thënë ajo, kur është pyetur për qëndrimin e Rusisë në bisedime.
Sam Greene, drejtor i Institutit për Rusinë në Kolegjin King në Londër, ka thënë se “bisedimet kanë arritur atë që ka mundur të arrihet, dhe ajo është që asnjëra palë nuk ka shpërthyer në zemërim”.
“Të dyja palët janë duke qëndruar në pozicionet fillestare, gjë që nuk krijon befasi, duke marrë parasysh sa të thella janë pozicionet e palëve”.
“E kam të vështirë të besoj se Moska seriozisht ka menduar që pas disa orëve bisedime, ka mundur të arrijë te koncesionet serioze me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.
SHIKONI EDHE: Pse Rusia e Putinit është kaq e fokusuar në Ukrainë?“Pavarësisht retorikës, mendoj se ata do të jenë të përfshirë në këtë gjë për kohë të gjatë dhe kjo përbën lajm të mirë – sepse për aq kohë sa flasin, ata nuk do të përdorin armët”.
Evropa e dikurshme
Rusia ka propozuar që të rishkruhet e gjithë korniza e sigurisë evropiane, e cila lidhet me zgjerimin e NATO-s.
Duke marrë parasysh natyrën e kërkesave ruse, dhe kërcënimin e pushtimit të dytë rus në Ukrainë, negociatorët – kryesisht rusë dhe amerikanë – tani janë të përfshirë në diskutime të nivelit të lartë, në Kremlin dhe në Shtëpi të Bardhë, për të vendosur se çfarë do të ndodhë pas bisedimeve të zhvilluara në Gjenevë, Bruksel dhe Vjenë.
“Duket e vështirë, e gati edhe e pamundshme për udhëheqësinë ruse që të kthehet në pozicionet maksimaliste, siç është parë në draft-traktatet”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Sabine Fischer, eksperte për Rusinë në Institutin e Gjermanisë për Studime dhe Siguri Ndërkombëtare.
SHIKONI EDHE: Borrell kërkon veprime konkrete për situatën në Ukrainë“Si rezultat, situata në përgjithësi do të mbetet e brishtë, sidomos përgjatë kufirit Ukrainë-Rusi”.
“Moska dëshiron që homologe kyçe ta ketë SHBA-në dhe jo NATO-n”, ka thënë ajo në disa komente të dërguara me email.
“Ndoshta ata mendojnë se një qëndrim pak më paqësor në bisedimet me Uashingtonin, do të ndikojë në atmosferë më të mirë dhe do të fokusojë vëmendjen në këtë fije ndërveprimi”.
Propozimet e Rusisë për të kthyer mbrojtjen e NATO-s në situatën e vitit 1997, dhe sigurimin e deklaratës se aleanca nuk do të pranojë kurrë republikat ish-sovjetike si Ukrainën dhe Gjeorgjinë, kanë vdekur në momentin që janë prezantuar.
Rusia është duke kërkuar edhe zotime se NATO-ja nuk do të dërgojë armë në Ukrainë.
“Ne nuk do të lejojmë askënd që të mbyllë politikën e NATO-s për dyer të hapura, e cila ka qenë gjithmonë në qendër të aleancës tonë”, ka thënë Sherman.
Megjithatë, ajo ka sugjeruar se diskutimet për çështjet si pozicioni i raketave me rreze të mesme në Evropë, mund të jetë pjesë e marrëveshjes.
Në Uashington, Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, ka përzier me nxitje, paralajmërimet e reja për Moskën.
SHIKONI EDHE: SHBA zotohet se do të veprojë nëse Rusia pushton UkrainënAi ka thënë se inteligjenca amerikane nuk ka vendosur nëse Rusia është e përkushtuar për pushtim të ri.
“Nuk mund të hy në kokë të rusëve”, ka thënë Sullivan më 13 janar.
“Siç e shihni nga komentet e tyre publike, ata kanë thënë shumë gjëra. Disa prej tyre janë kontroverse. Nga ana e tyre kanë folur disa persona brenda një jave, duke dhënë edhe sinjale shpresëdhënëse dhe shumë pesimiste. Duhet t’i pyesni ata se cili është pozicioni i tyre”.
“Siç janë gjërat tani, Rusia ka mundësi për t’u kthyer në tavolinë”.
Bisedimet e kësaj jave kanë qenë pozitive dhe nuk janë shkatërruar krejtësisht, ka thënë Dmitry Trenin, ekspert për Rusinë dhe udhëheqës i Qendrës Carnegie në Moskë.
“As skandale dhe as këputje përfundimtare”.
SHIKONI EDHE: SHBA akuzon Rusinë se po përgatit operacione të rreme në UkrainëSecila bisedë ka të bëjë me gjetjen e një “balance në mes të asaj që pëlqehet dhe pranohet”, ka thënë Sokov.
“Të gjitha palët duhet të pranojnë se nuk do të marrin çfarë duan, pavarësisht se si i arsyetojnë pozicionet e tyre. Kur të pranohet kjo gjë, mundësitë për rezultat pozitiv, rriten në mënyrë drastike”.