Reuters
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u zotua se do ta rrisë mbështetjen ushtarake për Izraelin, pasi militantët e Hamasit i vranë më shumë se 1.200 izraelitë gjatë një sulmi të paparë dhe befasues, i cili nxiti një hakmarrje të madhe ndaj Rripit të Gazës së kontrolluar nga palestinezët.
Premtimi i tij ka ngritur pikëpyetje nëse Uashingtoni mund t’i dërgojë ndihma ushtarake Izraelit pa i rrezikuar ndihmat ushtarake për Ukrainën, posaçërisht duke e ditur se Kevin McCarthy është shkarkuar si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve dhe askush nuk është emëruar ende në vend të tij.
SHIKONI EDHE: Izraeli i vazhdoi bombardimet e pareshtura në Gaza gjatë natësZyrtarët e administratës së Bidenit ngulin këmbë se Uashingtoni mund t’i bëjë të dyja patjetër, megjithëse e pranojnë se do të ketë sfida.
Pse ka rëndësi mungesa e kryetarit të Dhomë së Përfaqësuesve?
Kongresi amerikan i kontrollon shpenzimet, prandaj Bidenit i duhet patjetër ta bindë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve për ta kaluar legjislacionin që mundëson financimin shtesë. Këto ligje për shpenzimet zakonisht burojnë nga Dhoma e Përfaqësuesve, ku kryetari – lideri i zgjedhur nga partia që ka shumicën – e ka në dorë se çfarë ligjesh mund të dalin në votim.
Republikanët kanë një shumicë të ngushtë prej 221-212 në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila ua mundësoi një numri të vogël të anëtarëve të saj ta shkarkojnë McCharthyn javën e kaluar. Kjo ndodhi për herë të parë në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Për shkak se shkarkimi i McCarthyt ishte i paparë, nuk është e qartë nëse përfaqësuesi Patrick McHenry, i cili është emëruar kryetar i përkohshëm, mund të kërkojë ligjërisht hedhjen në votim të ndonjë legjislacioni për ndihma.
SHIKONI EDHE: Shkarkohet kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve përmes një votimi historikPër ta koklavitur edhe më shumë këtë çështje, shumë prej anëtarëve të ekstremit të djathtë që e rrëzuan McCarthyn, e kundërshtojnë mbështetjen financiare të Ukrainës, përfshirë përfaqësuesin Jim Jordan, i cili është lider në garë për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve.
Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve nuk pranuan ta përfshinin mbështetjen financiare për Ukrainën në legjislacionin për shpenzime që u miratua në çastin e fundit për ta shmangur mbylljen e Qeverisë amerikane.
Mbështetja për Izraelin është dukshëm më e fortë, sepse republikanët janë të lidhur më ngushtë me kryeministrin konservator të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ndërsa administrata e Bidenit po mendon ta lidhë kërkesën për mbështetjen e Ukrainës me dërgimin e më shumë parave Izraelit.
SHIKONI EDHE: Edhe sa kohë do të mund t’i ofrojë SHBA-ja ndihmë ushtarake Ukrainës?Cilat janë nevojat e Izraelit dhe Ukrainës?
Izraeli është përfitues afatgjatë i ndihmave ushtarake amerikane dhe gëzon mbështetje të qëndrueshme amerikane. Izraeli dhe SHBA-ja u pajtuan më 2016 për një marrëveshje 10-vjeçare në vlerë 38 miliardë dollarë për grante vjetore për blerjen e pajisjeve ushtarake, si dhe 5 miliardë dollarë për sisteme mbrojtëse raketore.
Në fazën e tanishme të konfliktit, nevojat kryesore të Izraelit janë armë të vogla për njësi këmbësorie dhe për sistemin mbrojtës ajror, në mënyrë që ta mbrojë infrastrukturën civile dhe qendrat ushtarake.
Ka shumë pak gjasa që Izraeli ta ketë harxhuar municionin e armëve të vogla kaq herët në konflikt.
SHIKONI EDHE: Izraeli grumbullon trupa këmbësorie në kufi me GazënSa i përket sistemit mbrojtës ajror, Izraeli e përdor sistemin Iron Dome, i cili u ndërtua me ndihmën e Shteteve të Bashkuara për të ofruar mbrojtje ajrore. Iron Dome nuk është i dizajnuar për të shkrepur interceptorë të ngjashëm që i shkrep sistemi mbrojtës ajrore i SHBA-së, Patriot, dhe sistemet tjera mbrojtëse të zhvendosura në Ukrainë.
Nevojat më të mëdha të Ukrainës janë municioni, sistemet mbrojtëse ajrore dhe automjete tokësore, pasi ushtria e saj ka nisur në verë një kundërofensivë për ta çliruar territorin e vet nga forcat ruse, pasi Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.
Shtetet e Bashkuara ia kanë dërguar Ukrainës 44 miliardë dollarë si mbështetje për sigurinë qëkur nisi pushtimi nga Rusia.
SHIKONI EDHE: Kundërofensivë e ngadalshme: “Koha të mendohet për planin B për Ukrainën”Të dy vendet – dhe përfituesit e tjerë të armëve si Tajvani – mund të përfitojnë nëse Kongresi e miraton financimin për ta rritur kapacitetin e përhershëm prodhues të kontraktorëve amerikanë të mbrojtjes. Kjo, po ashtu, do t’i zbuste shqetësimet se dërgimi i armëve amerikane jashtë vendit po i shteron stoqet amerikane duke rrezikuar sigurinë kombëtare.
Çfarë do të ndodhë tani?
Biden tha të martën se administrata e tij ka filluar tashmë t’i dërgojë Izraelit ndihma shtesë ushtarake, përfshirë interceptorë për Iron Dome, sistemin mbrojtës ajror. Ai tha se kur ta rifillojë punën Kongresi, administrata e tij do t’iu kërkojë ligjvënësve të ndërmarrin “veprime urgjente për kërkesat e sigurisë kombëtare të partnerëve tanë”.
Ka disa mënyra që mundësojnë dërgimin e ndihmave shtesë për Ukrainën – dhe Izraelin – përmes ligjit.
SHIKONI EDHE: Mbyllja e Qeverisë amerikane shmanget në çastin e funditKongresi mund ta konsiderojë një legjislacion të veçantë për të dy vendet, ngjashëm si kërkesa që Bideni e bëri në gusht për shpenzimet kur kërkoi të futeshin shpenzimet për Ukrainën, fatkeqësisht dhe sigurinë kufitare në të njëjtin legjislacion.
Financimi i të dy vendeve mund përfshihet në një legjislacion më të gjerë të shpenzimeve, të cilin Kongresi duhet ta miratojë patjetër në fund të këtij viti për ta mbajtur të hapur Qeverinë, kur të përfundojë masa e përkohshme e shpenzimeve në nëntor.