BEOGRAD

Ekspertët për decentralizim të zyrës së të dërguarit të posaqëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari sot në Beograd e kanë filluar takimin me anëtarët e ekipit të Serbisë, në kuadër të përgatitjeve për bisedimet ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Vjenë më 7 dhe 8 të këtij muaji. Njoftohet se temë diskutimi është finansimi i komunave të reja me shumicë serbe, që do të formohen në kuadër të procesit të decentralizimit në Kosovë.