TIR

Në Liban edhe sot vazhdoi dislokimi i trupave italiane, si pjesë e paqëruajtësve ndërkombëtarë.
Vendosja e forcave pasoi armëpushimin ndërmjet Izraelit dhe guerilës së Hezbolahut të arritur 3 javë më parë. Trupat filluan të zbarkohen të shtunën në portin lindor Tyr.