SEUL

Koreja Veriore ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për kërcënim me luftë pas testimit të bërë mbrëmë me mbrojtjen raketore. Zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë thënë se në një stërvitje kanë rrëzuar me sukses një raketë balistike simuluese që vinte nga Oqeani Pacifik. Koreja Veriore ka pohuar se Shtetet e Bashkuara me këtë lëvizje kanë treguar se po shtojnë presionin ndaj Phenianit.