DAMASK

"Presidenti sirian Bashar Al Assad premtoi zbatimin e rezolutës së Kombeve të Bashkuara, për armëpushim në Liban përfshirë këtu edhe embargon për armatim kundër Hezbollahut". Kështu tha sot sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan pas një takimi që pati me presidentin sirian në Damask. "Presidenti sirian më informoj se vendi që ai e drejton, së shpejti do ti ndërmerrë këto masa: do të shtoj numrin e pjesëtarëve të sigurisë në zonat kufitare, do të ngrit nivelin e trajnimeve për sigurinë, do të themelojë një mekanizëm koordinimi me forcat e armatosura libaneze, policinë kufitare të Libanit dhe personelin ndërkombëtarë si dhe do të ofrojë ndihmë për libanezët ", tha Annan.