MITROVICË

Nëntë të plagosur është bilanci zyrtar nga shpërthimi i mbrëmshëm i një bombe në një kafene në Mitrovicë. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i policisë së Kombeve të Bashkurara Larry Miller sqaroi detajet e incidentit:
"Ishte një mjet shpërthyes që është hedhur në kafiterinë Dolçe Vita. Nëntë persona u lënduan, dy prej tyre të huaj njëri polic ndërkombëtar. Të lënduarit u dërguan në spitalin e Mitrovicës në pjesën veriore, shumica kanë lëndime të lehta. Një person është arrestuar dhe hetimet po vazhdojnë nga Shërbimi Policor i Kosovës dhe policia e UNMIK-ut" tha Miller i cili situatën në Mitrovicë e vlerësoi të qetë.