BERLIN

Një shtetas gjerman me origjinë turke u lirua pas 4 vjet paraburgimi në bazën ushtarake amerikane në Guantanamo. Avokati i 24 vjeçarit Murat Kurnaz tha se klienti i tij të enjten mbërriti në një bazë ajrore në Gjermanisë dhe se nuk ka patur prova për pjesëmarrjen e tij në rrjetin Al Kaida.