PRISHTINË

Dallimet midis shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës mbi zgjidhjen politike që duhet të ketë Kosova vazhdojnë të jenë të skajshme. Në raportin e fundit të paralajmërimit të hershëm të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara thuhet se pavarësia e Kosovës mbetet preferenca kryesore e shqiptarëve, kurse serbët janë të ndarë midis qëndrimit për ndarjen e Kosovës dhe atij për mbetjen e Kosovës nën administrimin serb.