KOMBET E BASHKUARA

Kryeministri i Italisë Romano Prodi ka bërë thirrje për një takim urgjent të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, për ta diskutuar mandatin e qartë të trupave të Kombeve të Bashkuara në Liban.
Thirrja e Prodit u bë ndërsa Italia shprehu gatishmëri për t'i udhëhequr paqëruajtësit në Liban. Italia tha se do të kontribuojë me 2 mijë deri 3 mijë trupa.
Pritet që Evropa të dërgojë disa mijëra ushtarë për të siguruar stabilitetin në Liban, por deri tash nuk ka patur ndonjë zotim të madh nga vendet evropiane.