TEHERAN

Televizioni shtetëror i Iranit Al-Alam tha se Ali Larijani, kryenegociatori bërthamor i Teheranit, ua ka dorëzuar të dërguarve të jashtëm, përgjigjen ndaj pakos së stimuleve të 6 fuqive botërore, e cila synon ta bindë Teheranin që t'u japë fund aktiviteteve për pasurimin e uraniumit. Ende nuk ka detaje rreth përgjigjes, e cila duhej të dorëzohet në formë të shkruar.
Takimi i Larijanit me të dërguarit e huaj mbahet në ndërtesën e Këshillit të Lartë Kombëtar të Sigurisë në Teheran. Në takim marrin pjesë përfaqësues të 4 nga 5 vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, Britanisë, Kinës, Francës dhe Rusisë. Janë të pranishëm edhe ambasadori gjerman dhe i ngarkuari me punë i Zvicrës, të cilët i përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara.
Nëse Irani i hedh poshtë propozimet e mbështetura nga Kombet e Bashkuara, teoretikisht mund t'ia hapë dyert sanksioneve ndërkombëtare.