UASHINGTON

Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur qëndrimin e tyre se do të kërkojnë vënien e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit, nëse ky vend dështon të bashkëpunoj me kërkesën e Këshillit të Sigurimit për ndaljen e procesit të pasurimit të uraniumit deri në fund të këtij muaji. Kjo deklaratë e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Emily Lawrimore u bë pasi dje zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Hamid Reza Asefi tha se Irani është i gatshëm për bisedime, por se nuk do ta ndalë procesin e pasurimit të uraniumit.