HELSINKI

Ministria e Jashtme e Finlandës, kryesueses së radhës së Bashkimit Evropian, i ka premtuar përkrahje të plotë shefit të ri të UNMIK-ut Joachim Ruecker.
"Kryesia i jep mbështetje të plotë z. Ruecker dhe përpjekjeve të tij për të zbatuar Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, si dhe përgatitjeve që nga misioni i UNMIK-ut të kalohet tek një prani tjetër ndërkombëtare në Kosovë pas përcaktimit të statusit të Kosovës", thuhet në komunikatën e ministrisë.
Zotit Ruecker gjithashtu i dëshirohet "çdo e mirë në kryerjen e detyrave të rëndësishme gjatë kohës që procesi i përcaktimit të statusit po hyn në fazë kyçe".