BAGDAD

Zyrtarë të sigurisë në Irak kanë njoftuar se sot nga shpërthimi i një bombe në Bagdadin qendror janë vrarë së paku tetë vetë dhe janë plagosur më se 25 të tjerë. Bomba shpërtheu në turmën e njerëzve afër stacionit kryesor të autobusave në Bagdad. Në mesin e të plagosurve janë edhe 5 policë.