BAGDAD

Policia irakiane tha se të paktën 20 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 70 janë plagosur në tre shpërthimet e sotme në një zonë në jug të Bagdadit.
Shpërthimi i parë u bë kur një raketë goditi një ndërtesë në paralagjen Zafraniyah. Kur aty arritën policët dhe kalimtarët e rastit, shpërtheu një automjet, ndërsa bomba e tretë u hodh nga një motoçikletë.