PRISHTINË

Zëvendësshefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, aktualisht drejtues i shtyllës së katërt të administratës ndërkombëtare që ka të bëjë me ekonominë, është shprehur sot i gatshëm të marrë postin e shefit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Ai tha se pret që nga fillimi i javës tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan të emëroj shefin e ri të UNMIK-ut.
Këto komente Ryker i bëri pas takimit me kryeministrin Çeku, derisa besohet se ai është i vetmi kandidat për të marrë postin e shefit të UNMIK-ut.
Ryker ka punuar edhe si zëvendëspërfaqësues i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje.