NJU JORK

Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad i ka dhënë një intervistë rrjetit televiziv amerikan CBS, në të cilën e kritikon presidentin George Bush për mënyrën se si po e trajton përgjigjen ndërkombëtare ndaj programit bërthamor të Iranit.
Ahmadinejad e ka akuzuar administratën e Bushit se po "përpiqet të ndërtojë perandori", dhe ka thënë se administrata duhet ta ndryshojë sjelljen e vet, në mënyrë që ta zgjidhë krizën në Lindjen e Mesme.