HARTFORD, SHTETET E BASHKUARA

Senatori i njohur amerikan, Joseph Lieberman ka pranuar disfatën në zgjedhjet për kandidat të Partisë Demokratike për zgjedhjet e senatorëve në nëntor të këtij viti. Fitues doli rivali i tij i panjohur politikisht, Ned Lamont, që fitoi 52% të votave. Për Libermanin votuan 48%. "Jam, i dëshpëruar jo vetëm për shkak të humbjes, por edhe për shkak se fitoi politika e vjetër e polarizimit partizan. Por, për të mirën e shtetit, të vendit tonë dhe të partisë sime, unë do të angazhohem që ky rezultat të ndryshoj, tha zoti Liberman. Në këtë aspekt, ai tha se në zgjedhjet e nëntorit për senat do të garoj si kandidat i pavarur. Në shtetin e tij Konektikat, Joseph Lieberman ishte kritikuar ashpër për mbështetjen e tij të fuqishme për luftën në Irak.