TIKRIT

Ambasadori amerikan në Irak, Zalmay Khalilzad sot e akuzoi Iranin se ky vend ka forca në Irak, dhe se Teherani përpiqet ta shfrytëzojë konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut për ta destabilizuar Irakun. Khalilzad tha se rajoni është i ndërthurrur, dhe se "ajo që po ndodh në Liban prek edhe Irakun".