Rrahman Paçarizi, Prishtinë
Pala kosovare është e përgatitur që në takimin e parë për mbrojtjen e pakicave të paraqesë platformën e saj dhe është e gatshme të dëgjojë se cilat janë shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare dhe të Beogradit në këtë drejtim, tha sot Veton Surroi, kryesues i delegacionit të Kosovës që nesër në Vjenë pritet të takohet me delegacionin e Serbisë në takimin e organizuar nga zyra e Ahtisarit në Vjenë.
Zoti Surroi i bëri këto komente sot në aeroportin e Prishtinës para nisjes për Vjenë, duke e cilësuar takimin e nesërm si hyrje në kontekstin real që ka të bëjë me rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet shumicës dhe popujve pakicë në Kosovë, siç u shpreh Surroi:
"Kemi shkuar në disa aspekte edhe përtej normave evropiane, të vetëdijshëm se kjo është e nevojshme për të krijuar një mirëbesim në Kosovën e ardhme të pavarur, po ashtu jemi përpjekur të racionalizojmë disa nga zgjidhjet, të cilat nuk kanë funksionuar, ose kanë funksionuar jo aq sa duhet, zgjidhje nga korniza kushtetuese, të cilat nuk do të ishin normale në një shtet normal demokratik".
Surroi tha se delegacioni Kosovës pret të bisedojë çështjet pikë për pikë, nga përfaqësimi i pakicave në Kuvend dhe administratë e deri te përdorimi i gjuhëve. Për të gjitha këto çështje kemi qëndrime të elaboruara dhe ato tashmë i janë bërë publike UNOSEK-ut që nga prilli i këtij viti, tha Surroi, duke siguruar se pala kosovare do të jetë e hapur për këto bisedime:
"Edhe nga bashkësia ndërkombëtare edhe nga pala serbe jemi të interesuar të dëgjojmë se si e sheh Beogradi ardhmërinë e popullatës serbe në Kosovë, si mund të ndihmohet për realizimin e të drejtave të tyre, si të mbrohen nga majorizimi, si të bëhet lidhja kulturore ndërmjet komuniteteve", tha Veton Surroi.
Edhe anëtari tjetër i delegacionit, Fatmir Limaj këto bisedime i quajti një kapitull i rëndësishëm:
"Mendoj se po futemi në një kapitull të rëndësishëm të bisedimeve, në fakt të gjitha bisedimet, që nga decentralizimi e trashëgimia kulturore e kanë një qëllim, që pala kosovare t’i marrë parasysh të gjitha shqetësimet e komuniteteve që jetojnë në Kosovë, që së bashku të gjithë ta ndërtojmë të ardhmen e vendit tonë-një Kosovë të lirë dhe demokratike", tha Limaj.
Limaj ka ftuar shumicën të solidarizohet me platformën e delegacionit për pakicat dhe ftoi pakicat të jenë pjesë e ndërtimit të shtetit të përbashkët të Kosovës, siç u shpreh ai.
Në delegacionin e Kosovës, por përfaqësuesve të partive kryesore politikë, merr pjesë edhe Zylfi Merxha që përfaqëson komunitetet pakicë, ndërkohë që serbët e Kosovës do të jenë pjesë e delegacionit të Beogradit, edhe pse kanë marrë pjesë në punën e Këshillit Konsultativ për Komunitetet Pakicë që e udhëheq po zoti Surroi, i cili duke e komentuar këtë situatë tha:
"Mendoj se Beogradi nuk i përfaqëson serbët e Kosovës dhe kjo bindje po më forcohet jo vetëm nga ajo që po dëgjoj nga Beogradi, por edhe nga ajo që po dëgjoj nga serbët e Kosovës. Megjithatë, përderisa ata përfaqësohen në delegacionin e Beogradit ne do t’i pranojmë si të tilla dhe nuk do t’i vëmë në dyshim. Nga aspekti i përmbajtjes, esencialisht ne kemi kuptuar se serbët e Kosovës nuk përfaqësohen nga Beogradi," tha Veton Surroi.
Përderisa deri sot në Vjenë është diskutuar shumë herë për decentralizimin dhe për trashëgiminë kulturore dhe një herë për ekonominë, në takimin e nesërm për herë të parë do të flitet drejtpërdrejt për pozitën e pakicave në Kosovën me status të zgjidhur.