VJENË

Në Vjenë po mbahet takimi ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, me ndërmjetësimin e të dërguarve të Kombeve të Bashkuara. Në këtë takim po diskutohet për çështjen e decentralizimit në Kosovë. Kryesuesi i delegacionit të Kosovës, Lutfi Haziri, para takimit, ka thënë se propozimet e palës kosovare janë të afërta me qëndrimet e zyrës së të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari.