DOHA, KATAR

Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice ka kërkuar që Siria dhe Irani të mos i dëmtojnë përpjekjet për arritjen e armëpushimit në Liban. Gjatë udhëtimit të saj për në Malajzi, ajo u tha reporterëve se Siria nuk do të duhej të lejohet që përsëri ta kthente ndikimin në Liban dhe ka akutzuar Iranin për mbështetje të "elementëve ekstremistë".