UASHINGTON

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki mund të ballafaqohet me një pritje të ftohtë sot në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Demokratët në Kongres po këmbëngulin që ai të kërkoj falje lidhur me komentet e tij të fundit për "agresionin e Izraelit" në Liban. Demokratët kanë thënë se al-Maliki do të duhej të dënonte sulmet e Hezbollahut kundër Izraelit dhe ta njohë të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur vetveten. Në letrën dërguar kryesuesit të Kongresit, republikanit Dennis Haskert, demokratët kanë kërkuar që të kërkohet falje, të jepet shpjegim nga kryeministri al-Maliki, ose të tërhiqet ftesa që i është bërë atij për të mbajtur një fjalim në sesionin e përbashkët të Kongresit.