CYRIH

Ish kapiteni i kombëtares franceze, Zinedin Zidane paraqitet sot para komisionit disiplinor të FIFA-s lidhur me goditjen me kokë që i bëri në ndeshjen finale të kampionatit botëror futbollistit italian Materaci.
Zidane, që u largua në minutat e fundit të ndeshjes finale me kartonin e kuq, fitoi topin e artë si futbollisti më i mirë i këtij kampionati. Ai tashmë ëhstë tërhequr nga futbolli.