BAGDAD

Nga një sulm me bombë afër Universitetit Teknologjik në qendër të Bagdadit janë vrarë 5 vetë dhe plagosur afro 20 të tjerë. Raportohet poashtu se në qytetin verior irakian, Kirkuk nga shpërthimi i bombës brenda një kafeneje janë vrarë katër vetë dhe plagosur 16 të tjerë. Gjatë dy ditëve të kaluara, nga përshkallëzimi i dhunës në Irak janë vrarë më se 100 vetë.