BRUKSEL

Emisari special i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, do të diskutojë të hënën për Kosovën në Bruksel me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian. Takimi vie pas raportit për procesin e bisedimeve që zoti Ahtisari e paraqiti në Këshillin e Sigurimit. Ai ka paralajmëruar se në fund të këtij muaji do të organizojë takimin ndërmjet udhëheqësve të Institucioneve të Kosovës dhe atyre të Serbisë.