UASHINGTON

Ish agjentja e CIA-s, Valeri Plejm, identiteti i së cilës doli në media gjatë debatit rreth luftës në Irak, ka ngritur padinë ndaj zëvendëspresidentin Dik Çejni dhe këshilltarit kryesor të presidentit Bush, Karl Ruv.
Plejm akuzon zyrtarët e lartë se qëllimisht e kanë nxjerrë emrin e saj në media si agjente e fshehtë e CIA-s për të sulmuar bashkëshortin e saj, diplomat që kishte kundërshtuar luftën në Irak.