UASHINGTON

Tableta e parë ditore për njerëzit e sëmurë me HIV AIDS është miratuar nga autoritetet federale të Shteteve të Bashkuara. Ajo do t'i lejojë pacientët që të fillojnë terapinë me vetëm një tabletë në ditë. Ilaqi i quajtur Atripla është një kombinim mes tre ilaqeve aktuale kundër kësaj sëmundjeje dhe shënon hapin më të fundit në lehtësimin e jetës së pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje. Megjithatë ky ilaq është mjaftë i shtrenjtë sepse kushton rreth një mijë dollarë për dozën e një muaji.