STRALSUND/GJERMANI

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorgj Bush është takuar sot me kancelaren gjermane Angela Merkel me të cilën ka diskutuar për vatrat e krizës në botë. Duke folur për çështjen e programit bërthamorë të Iranit, Bush iu ka bërë thirrje fuqive të mëdha t'i dërgojnë një mesazh të përbashkët Penjanit që të heqë dorë nga programi bërthamorë. Kancelarja Merkel, ka deklaruar se duhet të ndërmerren hapa tjerë nëse Irani nuk pajtohet me ofertën.
Megjithatë, presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad ka thënë sot se Irani nuk do të përgjigjet para mesit të muajit gusht.