Ministrja e mbrojtjes e Norvegjisë, Anne-Grete Stroem-Erichsen sot më vonë gjatë ditës i viziton trupat norvegjeze që shërbejnë në kuadër të misionit ndërkombëtar paqeruajtës në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja. Poashtu, është paralajmëruar se ajo do të takohet edhe me zyrtarë të lartë ndërkombëtarë dhe kosovarë. Norvegjia ka afro 800 ushtarë që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.